Aktualitet

Futi në sherr katër burra, flet nëna e Marsida Qatjas: Jo po ka dashnor jo po s’ka dashnor, vajzën time e njeh gjithë Kav

11 Tetor 2019, 09:47 Nga DOSJA
Futi në sherr katër burra, flet nëna e Marsida Qatjas: Jo po ka

KAVAJE- Për vrasjen që ndodhi dje në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ka folur edhe nëna e Marsida Qatjas, ‘mollës së sherrit’. Ajo ka deklaruar se vajza e saj nuk ka pasur asnjë lidhje me askënd. 

“Versionet tamam ua japin gazetarët, meqë futën edhe gocën tjetër në këtë ngjarje, jo po ka dashnor s’ka dashnor. Unë s’kam nevojë më, vajzën time të dytën e njeh gjithë Kavaja se kush është. Unë nuk di gjë, të vërtetën e dinë ata që ju ka ndodhur. Jam shitëse buke, një gjë që nuk e di nuk kam pse e gjykoj. Ka 4 ditë që (Marsida) ka lajmëruar policinë se e kërcënon. Pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon? Kam një vajzë të sëmurë që merr serum… Pavarësisht se ka rënë në një familje që e ka përkrahur shumë (flet për Marsidën), ajo nuk ka punuar asnjëherë, ka rritur vetëm djalin në shtëpi, nuk di pse e përfshijnë vajzën tjetër që kam në shtëpi”, tha nëna e Marsida Qatjas.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll