Aktualitet

“Je viktimë, nënë mos qofsh”, Marsida shpërthen ndaj të ëmës së Dritanit: Do lëndohesh por s’doja të ndodhte kjo

11 Tetor 2019, 14:14 Nga DOSJA
“Je viktimë, nënë mos qofsh”, Marsida shpërthen

KAVAJË– Ngjarja e rënda në Kavajë, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos vijon të interpretohet në forma të ndryshme, ndërsa raportohet se shkas për krimin, dyshohet të jetë xhelozia.

E gjithë skena e përplasjes me armë ndodhi në ambientet e shtëpisë së shtetases, Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve. Kjo e fundit ka folur për mikrofonin e gazetares së “News 24” dhe “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, ku ka treguar  me detaje të gjitha atë që ndodhi, ndërsa rrëfeu edhe njohjen me viktimën Dritan Haxholli dhe me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së Burgut Durrës, i cili nga përplasja me armë mbeti plagosur me një plumb në qafë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

E pyetur se çfarë mesazhi ka për nënën e të ndjerit, Marsida tha se ajo është viktima e parë e Dritanit.Gjithashtu Marsida Qatja i tha gazetares Dorjana Bezati se ka tentuar të sqarojë gjërat me 41-vjeçarin, por gjithçka doli nga kontrolli dhe më pas përplasje me armë  përfundoi me një person vdekur dhe një të plagosur.

Nënës së Dritanit do t’i thoja se më vjen shumë keq. Nuk do doja që të arrinte deri këtu. Nëna e Dritanit është nënë dhe nënë mos qofsh, se nënë jam vetë. Nëna e Dritanit është viktima e parë e Dritanit. Më vjen keq që shprehem kështu. Më vjen keq që nëna e tij do ta dëgjojë dhe do të lëndohet. Nëse ka një viktimë të dhunuar, e para është nëna e Dritanit”-tha Marsida Qatja.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsdia qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli marsdia qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll