Aktualitet

Ndotja në lumin Buna dhe në pjesën shqiptare, gjenden mbi 100 pula të ngordhura e të groposura (Foto)

11 Tetor 2019, 16:02 Nga DOSJA
Ndotja në lumin Buna dhe në pjesën shqiptare, gjenden mbi 100

SHKODËR– Ndotja e lumit Buna nuk ka prekur vetëm anën e Maqedonisë por edhe pjesën e ujërave shqiptare. Dosja.al ka siguruar disa foto ku shihet se si bregu i lumit Buna është krejtësisht i ndotur nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës.

Mësohet se në këtë zonë janë groposur 100 pula në shtatë gropa të ndryshme, duke sjellë kështu ndotjen e gjithë territorit dhe përfshirjen e të gjithë vendit nga një erë e rëndë.

Gjithashtu bëhet me dije se strukturat e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse si Inspektoriati Shtetëror Veterinar, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, po vazhdojnë punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.

Në lidhje me ndotjen e lumit Buna, Mali i Zi i ka dërguar një notë proteste qeverisë shqiptare duke kërkuar marrjen e masave. Në bregun e lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura.

Pala malazeze akuzon se e pulat dhe kafshëve të ngordhura vijnë nga Shqipëria, pasi sipas drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi,  Vesna Dakoviq në territorin e tyre nuk ka ferma dhe as pulari.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ministri Blendi Klosi, i cili është shprehur se do hetohet gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna alarmohet mali i zi për lumin buna ndotja në lumin buna

Sondazh

Poll