Aktualitet

FOTO/ Përmbyten në pak minuta shi zyrat në Laç, drejtori i DRSHTRR ngre alarmin: Turp, ja kur merr fund situata

11 Tetor 2019, 17:51 Nga DOSJA
FOTO/ Përmbyten në pak minuta shi zyrat në Laç, drejtori i

LAÇ- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka reaguar me ashpërsi për situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme pas shiut të rënë në pak minuta.

Vetëm në pak minuta shi, dhjetëra hektarë tokë, banesa dhe rrugë u mbuluan nga uji në Laç.

Nga përmbytja është prekur edhe DRSHTRR-ja e Laçit, ku zyrat janë mbuluar totalisht nga uji.

Gonxhja ka publikuar fotot ku shihen nën ujë, kabllokt, arkivat e shaktërruar etj. Ai e cilëson këtë si një turp, teksa zbulon bulon edhe projektin e ri.

“Mos habitemi hiç! Kjo është gjendja që gjetëm në DRSHTRR Laç! Sa herë i teket motit uji vjen deri në gju! Për punë ditësh nis ndërtimi i ri, zgjidhja ndaj përmbytjeve, sistemimi nga e para për gjithë këtë drejtori që mbulon numër jo të vogël shërbimesh e qytetarësh! Turp është, shumë turp, por s’kemi si ta fshehim – kështu është kur me vite e vite shikohej nga qielli, pa projekte, pa vullnet e pa pikën e merakut! Kjo situatë merr fund dhe në vitin 2020 s’do fusim më ujë!”, shkruan ai në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja laç permbyten zyrat blendi gonxhja laç permbyten zyrat

Sondazh

Poll