Aktualitet

“Mos e lini mendjen në shtëpi kur dilni”, Lleshaj i ashpër me shoferët e papërgjegjshëm: Po merrni jetë njerëzish

11 Tetor 2019, 16:05 Nga DOSJA
“Mos e lini mendjen në shtëpi kur dilni”, Lleshaj i

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar mjaft ashpër ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Lleshaj shkruan se shoferët nuk duhet ta lënë mednjen në shtëpi kur dalin me makinë.

Ndër rreshta, ministri i Brendshëm thekson se aksidentet rrugore marrin jetë njerzish dhe se për këtë gjë çdo njeri që shkel rregullat e qarkullimit rrugor do të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Më tej, Lleshaj theskon se janë hequr me dhjetëra leje drejtimi dhe do të ashpërsohen masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor.

Me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren. Aksidentet rrugore marrin jetë, më shumë se sa krimi.

Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.

Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat.

Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim.

Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit,”– shkruan Lleshaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet rrugore sander lleshaj shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor aksidentet rrugore sander lleshaj shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor

Sondazh

Poll