Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e drogë, arrestohen 2 persona në Krujë

11 Tetor 2019, 18:19 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e drogë,

KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohen për vjedhje dhe drogë. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: G.K 31 vjeç, banues në Krujë, dhe N.A, 36 vjeç, banues në Krujë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.

N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale” Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne kruje droge vjedhje arrestohen dy persona ne kruje droge vjedhje

Sondazh

Poll