Sport

VIDEO/ Tifozi i United ishte i skeduar. Gjykata e dënoi me 4 vjet, ‘Djajtë e Kuq’ e përjashtojnë përjetë nga “Old Trafford”

Tifozi i Manchester United, i cili u dënua me katër vjet, pasi kishte veshur një bluzë që tallte tragjedinë e Hillsborough, ndërkohë që ishte dëbuar edhe nga Wembley vitin e kaluar për shkak të grushtimit të një tifozi tjetër.

23 Qershor 2023, 17:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozi i United ishte i skeduar. Gjykata e dënoi me 4 vjet,

ANGLI - James White, tifoz i Manchester United, i cili u dënua sot, pasi ishte shfaqur në finalen e FA Cup kundër Cityt, me një fanelë të mjerë duke u tallur me viktimat e tragjedisë së Hillsborough.

Më herët ai ishte përjashtua gjithashtu nga Wembley vitin e kaluar, pasi goditi një tifoz anglez. 

33-vjeçarit iu ndalua hyrja në çdo stadium të Britanisë për katër vite nga gjykata, ndërsa United e ndaloi përjetë nga hyrja në stadium. 

Tani janë shfaqur pamjet e reja që tregojnë White duke grushtuar një tifoz në stadiumin Wembley gjatë barazimit 3-3 të Anglisë me Gjermaninë shtatorin e kaluar. 

White shihet duke grushtuar një tjetër tifoz dhe policët nxitojnë drejt tij dhe e hedhin jashtë stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll