Sport

Premier League ka “kërkuar prova”, se Chelsea nuk është në pronësi të Arabisë Saudite

Premier League thuhet se i ka kërkuar Chelsea që të japë garanci të mëtejshme se nuk është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

23 Qershor 2023, 15:53 Nga DOSJA
Premier League ka “kërkuar prova”, se Chelsea nuk

ANGLI - Premier League ka kërkuar garanci me shkrim se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite nuk është i përfshirë në marrjen e Chelseat nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

Që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar, Arabia Saudite ka investuar shumë në Arabinë Saudite për të tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Karim Benzema ka nënshkruar për Al Ittihad, me shumë të tjerë për të ndjekur. 

Njëri prej tyre është N'Golo Kante i Chelseat, i cili gjithashtu do të largohet nga “Stamford Bridge” për në Al Ittihad, ndërsa të njëjtën rrugë mund të ndjekin edhe lojtarë të tjerë të bluve.  Sipas raportimeve, Zihyes, Kalidou Koulibaly dhe Mendy do t'i bashkohen ligës së Arabisë Saudite.

Fluksi i papritur i lojtarëve të Chelseat drejt vendit të Lindjes së Mesme ka shkaktuar shqetësim në Premier League. 

Sipas ‘Telegraph’, shefat e Premier League kanë kërkuar nga klubi që të sigurojë prova se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite nuk ishte pjesë e blerjes së klubit nga Todd Boeley dhe Clearlake Capital vitin e kaluar. Kujtojmë se PIF e Arabisë Saudite përfundoi blerjen e Newcastle në vitin 2021 për 300 milionë paundë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll