Sport

U pickua nga një merimangë helmuese, shtrohet urgjentisht në spital portieri…

Nick Marsman, portieri rezervë i skuadrës MLS, u pickua nga marimangë helmuese gjatë një vizite në kopshtin zoologjik.

23 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA
U pickua nga një merimangë helmuese, shtrohet urgjentisht në

SHBA - Nick Marsman, portieri rezervë i Inter Miami, klubi ku Lionel Messi do të luajë sezonin e ardhshëm, u shtrua në spital, pasi u pickua nga një merimangë helmuese gjatë një vizite familjare në një kopsht zoologjik.

Informacioni u përcoll nga Nathalie den Dekker, gruaja e portierit dhe ish-Miss Holanda.  E keqja e të jetuarit në një klimë tropikale, është se nëse shkon në kopshtin zoologjik dhe pickohesh nga një merimangë helmuese... përfundon në spital për tre ditë”,- ka shkruar ajo, në ‘storiet’ e profilit të saj në Instagram.

Sipas shtypit ndërkombëtar, Nick Marsman tashmë ka dalë nga spitali dhe po rikuperohet në shtëpi, së bashku me familjen e tij, ndonëse ende nuk dihet se kur do t'i rikthehet aktivitetit sportiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll