Sport

Strategjia e Real Madridit me '9’-tën…

Mbappé është objektivi i madh, por nëse ai nuk arrin të arrijë këtë verë, klubi këmbëngul se nuk do të nënshkruajë me askënd.

23 Qershor 2023, 11:40 Nga DOSJA
Strategjia e Real Madridit me '9’-tën…

SPANJE - Real Madridi insiston, që tregu i transferimeve është mbyllur për ta këtë verë. Klubi siguron se me ardhjen e Fran Garcías, Brahim Diazit, Bellinghamit dhe Joselut, tashmë ka plotësuar kuotën e transferimeve për këtë sezon. 

Një pozicion që nga jashtë duket i fortë, por ajo derë nuk është gjithmonë e mbyllur plotësisht, sepse nëse Mbappe do të jetë brenda rrezes, Real Madridi do ta hapë atë derë për transferime.

Francezi është lojtari që dëshiron Real Madridi, ndonëse nuk e kishte dhe as për momentin nuk e ka planifikuar që të mbërrijë këtë verë, nëse jo të nesërmen, kur të mbërrijë i lirë. 

Pavarësisht kësaj, në klubin e bardhë ata janë gati të shkojnë për sulmuesin nëse PSG vendos një çmim që i përshtatet Real Madridit, sepse fjalët që dalin nga klubi i bardhë është se ata nuk do të bëjnë marrëzi financiare për Mbappen, një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij.

Ky pozicion për të mos kryer gjëra të çmendura në nivel ekonomik, është ajo që ka bërë që edhe Real Madrid të vazhdojë të thotë se merkato është e mbyllur. Klubi i bardhë e ka pare, sesi pas largimit të Benzemas, skuadrat i kanë kërkuar miliona për lojtarët që kanë hyrë në planet e Real Madridit për të zëvendësuar francezin. 

Tottenham, për shembull, i kërkoi skuadrës së bardhë rreth 120 milionë për Kane dhe Real Madrid e ka përjashtuar këtë mundësi, pasi nuk do ta arrijë atë shifër për një lojtar 30-vjeçar. Real Madridi nuk dëshiron të tregojë se i duhet urgjentisht një '9' sepse kjo do të thotë se do të rrisë shumë çmimin e lojtarëve që pëlqejnë në Valdebebas. 

Real Madridi konsideron se koha po ecën në favor të tyre në këtë rast, por as ata nuk janë të shqetësuar, të paktën në vendet e larta, nëse përfundimisht nuk nënshkruajnë me një tjetër sulmues. Përgjegjësit besojnë se me Vinicius, Rodrygo, Brahim dhe Joselu, sulmi madrilen është i mbuluar, edhe pse ka zëra brenda klubit që nuk e shohin aq qartë. 

Në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë me Mbappé, sezoni parasezonal duket i mbyllur për Real Madridin. Ai duhet ta hapë derën për transferime, vetëm nëse ai që troket quhen Mbappé... 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll