Sport

Larg Manchester United, Mason Greenwood i rikthehet stërvitjes me një trajner personal

Sulmuesi anglez 21-vjeçar kërkon të rifillojë karrierën pas polemikave me ish-partneren

23 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Larg Manchester United, Mason Greenwood i rikthehet stërvitjes me një

ANGLI - Mason Greenwood u lirua në shkurt nga të gjitha akuzat kundër tij, duke përfshirë tentativën për përdhunim, kontrollin e sjelljes dhe sulmin ndaj ish-partneres, gjë që e ka lënë jashtë futbollit profesionist për kaq kohë.

Me një kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2025, por pa asnjë perspektivë për të ardhmen në klub, sulmuesi anglez 21-vjeçar është parë këtë të enjte duke stërvitur në një qendër sportive publike në zonën e Mançesterit nën shoqërinë e një trajneri personal.

Sipas informacioneve të siguruara nga ‘The Sun’, anglezi ka zhvilluar një seancë stërvitore që ka zgjatur rreth 90 minuta. Ndër pamjet që publikoi media, binte në sy detaji i të mos veshurit me këpucë Nike, një prej sponsorëve që humbi kur u akuzua se tentoi të përdhunonte ish-të dashurën e tij.

Pavarësisht të gjitha polemikave, Mason Greenwood mbetet një lojtar me një treg. Në prill dhe maj, ai u lidh me Juventusin dhe Milanin.

Larg Manchester United, Mason Greenwood i rikthehet stërvitjes me një

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll