Sport

Argjentinasi i ri i MLS-së entuziast: “Njerëzit janë të çmendur për ardhjen e Messit”

Argjentinasi supozon se transferimi ‘Pleshtit’ në SHBA është festuar edhe ndër klube të tjera

23 Qershor 2023, 13:44 Nga DOSJA

Argjentinasi i ri i MLS-së entuziast: “Njerëzit janë

SHBA - Thiago Almada, mesfushori argjentinas i Atlanta United, ka komentuar për herë të parë ardhjen e bashkatdhetarit Lionel Messi në Major League Soccer. 

22-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Sportingun dhe Benfican në Portugali, supozon se nuk është vetëm Inter Miami, klubi i ri i yllit amerikano-jugor që ka festuar ardhjen e ‘Pleshtit’.

"Këtu në Shtetet e Bashkuara, të gjithë janë të çmendur për ardhjen e tij. Madje edhe në klubin tim... Nga drejtuesit e deri te stafi trajner, duke kaluar nëpër shokët e mi të skuadrës, të gjithë janë të lumtur me ardhjen e Leos në ligën tonë. Mendoj se do t'i pëlqejë shumë çfarë e pret dhe besoj se do të jetë shumë i lumtur”,- ka deklaruar ai për mikrofonat e TyC Sports.

Argjentinasi i ri i MLS-së entuziast: “Njerëzit janë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll