Sport

Propozim stratosferik i sauditëve të Al-Hilal, për të bindur Bernardo Silvën...

Sipas ‘Daily Mail’, klubi saudit ka 87 milionë euro në vit për t’i ofruar portugezit

23 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA
Propozim stratosferik i sauditëve të Al-Hilal, për të bindur

ARABIA SAUDITE - Tetëdhjetë e shtatë milionë euro në sezon. Ky është, sipas ‘Daily Mail’, propozimi i Al Hilal-it për të bindur Bernardo Silvën të largohet nga Manchester City dhe të transferohet në Arabinë Saudite. 

Mesfushori ofensiv portugez vazhdon t'i japë përparësi aspektit sportiv, pra qëndrimit në Evropë, por vlera e ofertës është aq e madhe sa e bën të lëkundet. Së bashku me 'enturazhin' e tij (familjen, miqtë dhe këshilltarët), Bernardo Silva po analizon të mirat dhe të këqijat e lëvizjes në Lindjen e Mesme, ku ai do të kalojë një pjesë të mirë të periudhës së tij të pushimeve, duke reflektuar për hapin e radhës që do të ndërmarrë në karrierën e tij. Një përgjigje përfundimtare mund të mos jepet për disa javë...

Bernardo Silva është i lidhur deri më 30 qershor 2025 me Manchester Cityn, por duket i tunduar për t'i dhënë karrierës së tij një drejtim tjetër, pasi ka fituar tripletën këtë sezon. Klubi anglez padyshim që dëshiron ta mbajë në radhët e tij dhe do të bëjë gjithçka për ta bindur të qëndrojë, por pa u përpjekur ta pengojë nëse ai dëshiron të largohet.

Çfarë alternativa ka Bernardo Silva nëse zgjedh t'i japë përparësi komponentit sportiv?  Përveç Manchester Cityt, ndërkombëtari portugez 28-vjeçar është i kërkuar edhe nga Paris SG dhe Barcelona, ​​ndonëse klubi spanjol nuk ka argumente financiare për të hyrë në garë. Kush i ka ato është PSG, e cila ka dy asete të tjera: Luís Campos dhe Mbappé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll