Sport

Mourinho jep dorëheqjen nga Bordi i Futbollit të UEFA-s: “Parimet nuk janë më aty!”

Trajneri Jose Mourinho i ka dërguar një letër Zvonimir Bobanit, drejtor në UEFA...

23 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA
Mourinho jep dorëheqjen nga Bordi i Futbollit të UEFA-s:

ITALI - José Mourinho dha dorëheqjen këtë të enjte si anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s. 

Trajneri portugez i Romës e komunikoi vendimin në një letër dërguar Zvonimir Boban, drejtorit dhe kreut të futbollit në UEFA, pas dënimit me katër ndeshje që iu dha për sjelljen e tij gjyqtarit Anthony Taylor në finalen e Europa League të këtij viti, të cilin Roma e humbi nga Sevilla.

"Ndërsa ju falënderoj që më ftuat të bëhem anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s, me keqardhje ju informoj se, me efekt të menjëhershëm, do të tërhiqem nga ky grup.

Parimet në të cilat besoja plotësisht, kur iu bashkova grupit nuk janë më atje dhe e ndjej se jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t'ia komunikoni edhe presidentit z. Aleksander Ceferin”,- lexohet në letrën e teknikut portugez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll