Aktualitet

Kaloi Vetting-un pas problemeve me pasurinë, ONM kërkon ankimimin e vendimit për prokurorin Besnik Cani

25 Janar 2019, 20:23 Nga DOSJA
Kaloi Vetting-un pas problemeve me pasurinë, ONM kërkon ankimimin e

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi i kërkon Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë të prokurorisë Besnik Cani. Besnik Cani, këshilltari i kryeprokurores Arta Marku është aktualisht anëtar i KLP,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një nga organet e reja të krijuara si pjesë e Reformës në Drejtësi. ONM kërkon që të rishikohet vendimi për Canin.

Deklarata e plotë e ONM:

Në datë 27.11.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Në datë 25.1.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr. 84, datë 27.11.2019, në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018, pavarësisht problemeve që ai kishte me disa dosje që kishte hetuar dhe me pasurinë e tij. Këshilltari i Arta Markut, Besnik Cani, sipas DSIK, nuk kishte patur kontakte të papërshtatshme dhe duhet të vazhdonte detyrën, ndërsa disa denoncime për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar, dolën të pavërteta. Megjithatë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për aspektin profesional pasi ka pasur një lumë denoncimesh kundër tij. E Sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani ishte në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ndërsa prokurori do të merrte 5 lekë për litër.

Dyshime janë ngritur edhe për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe një në Elbasan. E para për moshetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehtë, por nga hetimi rezultoi se gruaja e tij kishte marrë statusin si e pastrehë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani kpk onm vettingu besnik cani kpk onm vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...