Aktualitet

Arrestohet finlandezi i shumërkuar në Tiranë, i dënuar për panik dhe rrezik tek qytetarët

26 Janar 2019, 11:00 Nga DOSJA
Arrestohet finlandezi i shumërkuar në Tiranë, i dënuar

Një finlandez i shpallur në kërkim është arrestuar sot në Tiranë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me inicialet M.S. Ai është i shpallur në kërkim pasi figuronte si i rrezikshëm për shkak të panikut dhe rrezikut që kishte shkaktuar tek qytetarët.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

 Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Finlandezi pritet të ekstradohet drejt Finlandës, ku pritet të vuajë dënimin prej 3 vite e 11 muaj burg.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet finlandezi tirane arrestohet finlandezi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...