Aktualitet

Ndërtimi i Hec-it në Kanionin e Holtës/ Balluku e Balla-banorëve: Projekti do anulohet nëse preket pasuria natyrore

26 Janar 2019, 14:22 Nga DOSJA
Ndërtimi i Hec-it në Kanionin e Holtës/ Balluku e

Pas kundërshtimit që banorët e Gramshit shprehën për ndërtimin e një hidrocentrali në Kanionin e Holtës, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu premtuan sot banorëve se projekti do anulohet, nëse prek pasurinë natyrore.

Ky ishte premtimi i bërë nga deputeti i qarkut Elbasan, Taulant Balla që bashkë me Ballukun sqaruan banorët gjatë një dëgjese se punimet do të pezullohen përkohësisht derisa të dalë raporti i skanimit të projektit.

“Por dua ta them shumë qartë, vërtetë HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC-i të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë që Balla u shpreh se qeveria do e mbajë fjalën: “Procesi i pezullimit do të vazhdojë me parjen në detaje të të gjithë projektit, me garancitë që nëse i preket një qime floku kësaj bukurie natyrore do të shkohet drejt anulimit. E gjithë vëmendja jonë është për ju, për banorët e Gramshit dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të zakonshëm të vendit. Të jeni të sigurt se ne do e mbajmë fjalën që dhamë”, -tha Balla.

Pak ditë më parë, banorët e Gramshit dhe deputetët e Partisë Demokratike, denoncuan ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës. Ishte deputeti demokrat Luçiano Boçi që akuzoi ish-ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës dhe kërkoi ndalimin e punimeve. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku hec-i ne gramsh kanioni i holtes taulant balla belinda balluku hec-i ne gramsh kanioni i holtes taulant balla

Sondazh

Poll