Aktualitet

Bojkoti i mësimit/ Tensionohet situata tek Juridiku, debat mes studentëve

25 Janar 2019, 11:57 Nga DOSJA
Bojkoti i mësimit/ Tensionohet situata tek Juridiku, debat mes

Tensionohet situata tek fakulteti i Drejtësisë mes studentëve që duan të rinisin mësimin dhe atyre që duan të bojkotojnë leksionet. Policia private që ruan këtë fakultet ka njoftuar Policinë e Shtetit, pasi dy grupe kanë tentuar të konfortohen fizikisht.

Përplasja e studentëve vjen pas mbi 2 javësh bojkot nga disa grupe studentësh në Fakultetin Juridik, Ekonomik, tek Shkencat Sociale, Gjuhët e Huaja dhe Inxhinieria e Ndërtimit. Ditën e sotme, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka zhvilluar një takim me studentët që kanë bojkotuar mësimin. 

Studentët e Fakultetit Juridik janë mbledhur ditën e enjte para Rektoratit të Tiranës, ku kanë kërkuar që të merren masa për nisjen e procesit mësimor edhe në Fakultetin e tyre. Sipas tyre, auditoret po mbahen të bllokuara nga një grup i vogël që nuk përfaqësojnë shumicën.

Ngujimi i studentëve në fakultete vjen 2 javë pasi mbylljes së protestës së  studentëve, një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimi e Lartë, i miratuar në 2016.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet mynyr koni ngujimi i studenteve pakti per universitetin studentet e juridikut mynyr koni ngujimi i studenteve pakti per universitetin studentet e juridikut

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...