Aktualitet

Mediat italiane: Trafikoi 2 tonë marijuanë përmes detit, arrestohet në Shqipëri 23-vjeçari (Emri)

26 Janar 2019, 17:37 Nga DOSJA
Mediat italiane: Trafikoi 2 tonë marijuanë përmes detit,

Mediat italiane raportojnë se është arrestuar në Shqipëri, një person i shpallur në kërkim për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, është arrestuar Armano Elezi, 23 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Elezi, arriti t’iu shpëtojë karabinierëve italianë në vitin 2016, gjatë një operacioni ku u arrestuan 5 trafikantë të tjerë shqiptarë që kishin trafikuar atë ditë 2 tonë marijuanë përmes detit në Pesaro.

Elezi pritet t’iu nënshtrohet procedurave të ekstradimit, ndërkohë që Policia shqiptare nuk ka lëshuar asnjë komunikatë apo të dhënë zyrtare për këtë arrestim.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet armano elezi arrestohet i riu mediat italiane trafik droge armano elezi arrestohet i riu mediat italiane trafik droge

Sondazh

Poll