Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Flet Marsida Qatja: Për opinion të shikojnë familjet e tyre, Dritan e meritonte të vdiste

11 Tetor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë/ Flet Marsida Qatja: Për opinion të

Kavajë- Për vrasjen që ndodhi dje në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos Beldar Toçi, ka folur vetëm Marsida Qatjas, ‘molla e sherrit’.

Ajo është shprehur e qetë se Dritan Haxholli e meritonte të vdiste, pasi kishte shumë kohë që kërcënonte edhe me armë. Ajo ka theksuar se me Bledar Toçin kishte thjesht miqësi.

“Më vjen keq për njeriun që iku, por në fakt e meritonte. Ai më vinte me armë në banesë. Ai ka qenë në kërkim, ka vrarë një person në Greqi, ka qenë i dënuar në Greqi.Për opinion  të shikojnë familjet e tyre, unë kam familjen time. Ai më kapte për flokësh.  Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma atij ne do të kishin vdekur. Pjesën e  burrit e vuaj shumë, se më vjen keq për të. Më vinte me armë çdo natë. Bledari jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve. I gjuajti direkt Bledarit por ai prapë nuk bëri gjë. Me Bledarin kam thjesht miqësi kaq. Dritani i ra dritares dhe tha do ju vras dhe na gjuajti direkt. I tha Bledari ul armën në tavolinë, ai tha nuk e ul. Çfarë ke me këtë ti tha ai dhe direk gjuajti “, u shpreh Marsida Qatja para medieve.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll