Aktualitet

KLP shtyn rregulloren e renditjes së kandidatëve për Kryeprokuror, vendimet që u morën sot

11 Tetor 2019, 09:36 Nga DOSJA
KLP shtyn rregulloren e renditjes së kandidatëve për

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për nisjen e procesit të Vettingut për disa kandidatë të pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës.

Në mbledhje sot ishin 10 anëtarë, ku diskutimi ishte dhe për miratimin e “Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Por nga zyra e shtypit të KLP është bërë me dije se miratimi i kësaj metodologjise do të kalojë për mbledhjen e ardhshme në mënyre që të reflektohen në variantin përfundimtar disa ndryshime dhe përcaktime të bëra nga anëtarët të Këshillit gjatë diskutimeve.

Ndërkohë mbledhja ka vijuar me pikat e tjera të rendit të ditës, ku është miratuar raporti për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokuror Gent Xholi dhe prokuror Kujtim Luli, që i kanë kaluar menjëherë Vettingut.

Më tej KLP  bën me dije se janë miratuar dhe projekt aktet për caktimin në detyrë të disa prokuororëve. Është caktuar në detyrë të prokurores Edlira Bako në Prokurorine e Shkallës së Parë Elbasan. Me 8 vota pro dhe 2 kundër, që ishin nga Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri, u miratua dhe projekt akti për caktimin në detyrën të prokurores Pranvera Gruda në Prokurorinë e Shkallës së Parë Durrës. “Miratohet me 10 vota pro projekt aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha si drejtues Prokurorie e Shkallës së Parë Gjirokastër“, theksohet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kryeprokuror gent ibrahimi mbledhja e klp gara për kryeprokuror gent ibrahimi mbledhja e klp

Sondazh

Poll