Aktualitet

S’prishën objektet e paligjshme në Manzë/ Procedohen 3 inspektorë të IMT në Durrës, nën hetim për pastrim parash 63-v

11 Tetor 2019, 06:47 Nga DOSJA
S’prishën objektet e paligjshme në Manzë/ Procedohen 3

Durrës- 3 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Durrësit janë proceduar në gjendje të lirë  për ‘shpërdorim detyre’. Policia njofton se janë proceduar S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç.

Sipas policisë inspektorët edhe pse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

Po kështu nën hetim në gjendje të lirë është edhe 63-vjeçari me iniciale Gj. Z. për pastrim parash, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre Inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës, konkretisht: S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e kryera nga ana e specialistëve të krimit ekonomik ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërtimet pa leje në mazë procedohen 3 inspektorët në durrës ndërtimet pa leje në mazë procedohen 3 inspektorët në durrës

Sondazh

Poll