Sport

Seferi: “Paraqitja ime? E rendësishme është që fitoi kombëtarja!”

Konkurrenca më pëlqen, sa i përket shënjestrës, ishte problem fusha sintetike. Shënjestrën e kam mirë dhe shpresoj të shënoj për kombëtaren.

20 Qershor 2023, 23:12 Nga DOSJA
Seferi: “Paraqitja ime? E rendësishme është që fitoi

ISHUJT FAROE – Pas përfundimit të ndeshjes, Taulant Seferi një nga protagonistët e takimit pavarësisht se nuk  arriti të shënojë deklaroi për Super Sport: “Jam shumë i kënaqur, sepse arritëm qëllimin në dy ndeshje. Sa i përket paraqitjes sime, ishte e mirë, por mund të bëjmë edhe më mirë. Siç e thashë me herët, e rëndësishmja ishte fitorja dhe jemi të gjithë të lumtur.

Konkurrenca më pëlqen, sa i përket shënjestrës, ishte problem fusha sintetike. Shënjestrën e kam mirë dhe shpresoj të shënoj për kombëtaren.

Rastet e humbura? Pa dyshim kemi humbur shumë, normalisht nuk është mirë. Në pjesën e parë mund të bënim tre gola dhe u barazuam.

Humbja e Polonisë është shumë pozitive për ne. Ne duhet të kthemi më të fotë dhe të përgatitur në shtator.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll