Sport

VIDEO / Ishujt Faroe befasojnë Shqipërinë, mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë...

Cikalleshi humbet penalltinë për të çuar në 2-0 ndeshjen, ndërkohë në shansin e vetëm kundërshtarët e kuqezinjve gjejnë golin

20 Qershor 2023, 21:09 Nga DOSJA

VIDEO / Ishujt Faroe befasojnë Shqipërinë, mbyllet në

ISHUJT FAROE - Shqipëria po luan në Ishujt Faroe ndeshjen e radhës eliminatore për Europianin "Gjermani 2024".

Kuqezinjtë nisin me vrrull takimin dhe pas një goli të anulua për pozocion jashtë loje të Cikalleshit, ishte Nedim Bajrami ai që zhbllokon takimin në minutën e 20-të.

Një kombinim perfekt mes Hasanit dhe Bajramit, ky i fundit arrin mjaft mirë të kordinohet për ta çuar topin në rrjetë.

Nuk ndalen këtu kuqezinjtë, një kombinim mjaft i mirë i Seferit për Cikalleshin, sjell ndërhyrjen e gabuar të mbrojtësit dhe penallti për Shqipërinë. Megjithatë, sulmuesi kavajas Cikalleshi, nuk arrin ta çojë topin në rrjetë, pasi portieri kundërshtar arriti ta presë.


Në minutën shtesë të pjesës së parë, nga një goditje dënimi, qëndërmbrojtësi Faero,  godet me kokë dhe topi përfundon në rrjetë, dhe 1-1. Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1, ku kuqezinjtë e Kombëtares shpërdoruan mjaft raste për ta mbyllur ndeshjen.


Vijon...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll