Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë, edhe në Ishujt e largët nordikë të Faroes, për të mbështetur kuqezinjtë e Shqipërisë!...

Një biletë kushton 13 deri në 27 euro, në një stadium me kapacitet prej 6.000 vendet, ku në takimin e sotëm priten të jenë rreth 2.500 vetë

20 Qershor 2023, 19:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozët shqiptarë, edhe në Ishujt e largët

ISHUJT FAROE - Ata nuk kanë munguar në asnjë ndeshje të kuqezinjve. Tifozët shqiptarë nuk kanë pyetur as për largësi apo vështirësi, pasi ata kanë qenë përherë në mbështetje dhe në krah të kuqezinjve, për të luajtur rolin e tyre, si lojtari i 12-të i Shqipërisë.

Sonte, në mbrëmje, në orën 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë, pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”, do të luajnë në Torshavn, ndeshjen e tretë të kualifikueseve të “Euro 2024” përballë ekipit vendës të Ishujve Faroe, të cilët mbyllin tabelën e renditjes në Grupin ‘E’ me vetëm një pikë.

VIDEO/ Tifozët shqiptarë, edhe në Ishujt e largët

Dhe kur kanë mbetur edhe pak kohë nga fillimi i takimit, tifozët shqiptarë, ndonëse kësaj here më të pakët në numër, rreth 60 gjithsejt, sërish janë bërë lajm për mediat vendase.

VIDEO/ Tifozët shqiptarë, edhe në Ishujt e largët

Bëhet me dije se një biletë për këtë ndeshje kushton 13 deri në 27 euro, në një stadium me kapacitet prej 6.000 vendet, ku në takimin e sotëm priten të jenë rreth 2.500 vetë. Kuptohet, tifozët shqiptarë do të kenë vendin e tyre, dhe i kanë habitur vendësit me entuziazmin e tyre.

VIDEO/ Tifozët shqiptarë, edhe në Ishujt e largët

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll