Sport

Policia bastis selinë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, hetohet për korrupsion…

Rreth një vit para ngjarjes së madhe sportive, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike “Paris 2024” është nën mikroskopin e autoriteteve

20 Qershor 2023, 17:53 Nga DOSJA
Policia bastis selinë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”,

FRANCE - Prokurorët francezë thanë, se policia bastisi selinë e Komitetit Organizativ Olimpik dhe Paralimpik të Parisit 2024 dhe partnerin e tij të infrastrukturës, si pjesë e hetimeve mbi akuzat për përvetësim dhe favorizim.

Prokuroria kombëtare financiare (PNF) njoftoi se "baza" e komitetit organizativ u bastis në mes të një hetimi paraprak, i cili filloi në vitin 2017, për kontratat e lidhura nga komiteti organizativ i Lojërave Olimpike Verore.  

PNF shtoi gjithashtu se policia franceze bastisi gjithashtu selinë e SOLIDEO, organi publik përgjegjës për ofrimin e infrastrukturës olimpike dhe paraolimpike, mes një hetimi paraprak që daton në vitin 2022, pas një auditimi nga Agjencia Franceze e Luftës kundër Korrupsionit.

"Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim në selinë e Komitetit Organizativ,"- thanë organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” në një deklaratë, duke shtuar: "Paris 2024 po bashkëpunon plotësisht me hetuesit për të lehtësuar punën e tyre". 

Komiteti organizativ nuk dha detaje të mëtejshme për këtë çështje, ndërsa një zëdhënës u kënaq duke thënë se "nuk kemi asgjë tjetër për të ndarë në këtë moment".

Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024, ndërsa Lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga 28 gusht deri më 6 shtator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll