Sport

VIDEO/ Magjia e Kristjan Asllanit dhe e Ernest Muçit ngjit Shqipërinë në vendin e dytë, në Grupin 'E'...

Kuqezinjtë fitojnë me shifrat 3-1 përballë Ishujve Faroe dhe ngjiten në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjesh

20 Qershor 2023, 21:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Magjia e Kristjan Asllanit dhe e Ernest Muçit ngjit

ISHUJT FAROE - Fillon pjesa e dytë e ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe me supergolin e Kristjan Asllanit.

Minuta e 51-të e ndeshjes dhe futbollisti i Interit shokon vendasit dhe shokët e tij të skuadrës me supergolin, që i rikthen kuqezinjtë në avantazh 2-1.

Gjatë gjithë minutave të tjera në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare kontrolloi dhe krijoi shumë raste për të shënuar, por e gjen golin në shtesë, në minutën e 91-të me Ernest Muçin.

Me këtë fitore kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjesh, duke rikthyer pozitat e pretendentes në Grupin ‘E’. Fitorja e Moldavisë 3-2 me Poloninë, ngjit kuqezinjtë në vendin e dytë me 6 pikë pas 3 ndeshjesh, 1 pikë më pak se Çekia që kryeson grupin.

VIDEO/ Magjia e Kristjan Asllanit dhe e Ernest Muçit ngjit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll