Sport

Edhe femrat e futbollit shkaktojnë dëme, ja sa dënohet 10 herë kampiona e vendit Vllaznia!

Në përfundim të hetimit disiplinor për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen midis FK Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra të datës 13.05.2023 dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Në bazë të neneve 10/1/i, 64, 76 e vijues të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF.

20 Qershor 2023, 17:58 Nga DOSJA
Edhe femrat e futbollit shkaktojnë dëme, ja sa dënohet 10

TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendmin e rradhës që me sa duket ka të bëjë me ngjarje josportive të shkaktuara këtë herë nga skuadra e vajzave të Vllaznisë.

Në përfundim të hetimit disiplinor për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen midis FK Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra të datës 13.05.2023 dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Në bazë të neneve 10/1/i, 64, 76 e vijues të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF,

VENDOSI:

1. KF Vllaznia Femra urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu” në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lek.

2. Shuma e mësipërme, në bazë të nenit 62/1/a, duhet të paguhet në llogarinë e Futboll Klub Apolonia Femra brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të të dhënave bankare nga Futboll Klub Apolonia Femra.

3. Në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme në afatin e caktuar, në bazë të nenit 10/1/L, kjo shumë do të mbahet nga të ardhurat e aktiviteteve të FSHF në favor të FK Apolonia Femra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll