Sport

Sylvinho zbardh 11 kuqezinjtë e besuar të tij, Shqipëria ka surpriza në sulm dhe mesfushë

Thuajse që të gjithë lojtarë që fituan ndaj Moldavisë, do ta nisin takimin edhe sot ndaj Ishujve Faroe

20 Qershor 2023, 19:55 Nga DOSJA

Sylvinho zbardh 11 kuqezinjtë e besuar të tij, Shqipëria ka

ISHUJT FAROE - Pak orë na ndajnë nga ndeshja e radhës e Kombëtares shqiptare (20:45) me atë të Ishujve Faore, në transfertë këtë herë. Trajneri Sylvinho nuk ka zhvilluar asnjë skemë dhe asnjë përgatitje taktiko-teknike në Torshavn që nga mbërritja pasditen e së dielës deri sot, seancat stërvitore kanë qenë thjeshtë të lehta me vrapime dhe goditje në portë, duke na lënë të kuptohet se gjithçka ka qenë e përgatitur që në Tiranë në grumbullimin 14 -ditor që ai zhvilloi në “Shtëpinë e Futbollit”.

Edhe sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë, pavarësisht se ende nuk është publikuar ai zyrtar, nga informacionet pranë trajnerit, mësohet se skuadra me gjasë do të jetë e njëjta, duke i ndryshuar shumë pak nga 11-tshja e stadium “Air Albania” ndaj Moldavisë, pra duke ndjekur shprehjen e famshme “formacioni fitues nuk ndryshohet”.

Në portë mbetet Berisha dhe katërshja përpara tij Gjimshiti, Ismajli, Hysaj dhe Mitaj nga krahët, për të lënë përpara tyre Ramadanin dhe në vend të Keidi Bares, luan Kristjan Asllani, ndërkohë që 4 lojtarët e mbetur do të jenë ata nga të cilët pritet goli, pasi janë të gjithë me tipare sulmuese, si Bajram, Hasani, në vend të Uzunit aktivizohet Seferi, dhe Cikalleshi.

Sylvinho zbardh 11 kuqezinjtë e besuar të tij, Shqipëria ka

Në letër Ishujt Faroe janë skuadra më e dobët e grupit, megjithatë trajneri është shprehur i kujdesshëm, duke e konsideruar edhe në konferencën e djeshme këtë kundërshtar edhe më të fortë se Moldavia, nisur nga vështirësia dhe domosdoshmëria që kanë kuqezinjtë për t’i marrë maksimumin këtyre dy ndeshjeve, që ishte Moldavia dhe sot Ishujt Faroe.

Kundërshtari ynë i mbërmjes së sotme në ndeshjen e së shtunës u mund nga Republika Çeke me shifrat 0-3. Ndërkohë që për të mbështetur kuqezinjtë, kanë mbërritur në ishujt faroe rreth 100 tifozë, të cilët do të përpiqen sadopak të nxisin ekipin përballë një ekipi që nuk do të ketë as mbështetjen e plotë të tifozerisë së tij, kjo për shkak të rezultateve të dobëta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll