Sport

Vdes në Zaporozhye, kampioni ukrainas i kick-boksit: Viktima më e fundit e luftës së përgjakshme me Rusinë…

Në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është postuar një kërkesë që titulli i heroit t'i jepet edhe të ndjerit Maksim Bordus.

20 Qershor 2023, 18:31 Nga DOSJA

Vdes në Zaporozhye, kampioni ukrainas i kick-boksit: Viktima më e

UKRAINE - Kampioni ukrainas i kik-boksit Maksim Bordus vdiq pranë Zaporozhye Lajmi tragjik u raportua nga faqja e Komitetit të Sporteve të Ukrainës, e cila flet për atletët ukrainas të vdekur gjatë luftës.

“Gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë, kështu e kujtojnë miqtë e tij në rrethin sportiv. Maksim u bë fitues i dhjetëra turneve dhe ishte kampion WAKO i Ukrainës në kick-boks,” - thuhet në mesazh.

Në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është postuar një peticion që kërkon që titulli i heroit t'i jepet të ndjerit Maksim Bordus.

Vdes në Zaporozhye, kampioni ukrainas i kick-boksit: Viktima më e

Bordus ka lindur në vitin 2000 në Kiev. Ai hyri vullnetarisht në ushtrinë e Ukrainës në ditën e parë të luftës. Fillimisht ai luftoi si pjesë e brigadës së 112-të TRO në Kiev dhe rajonin e Kievit dhe më pas shkoi në drejtim të Limanit. Në mars të këtij viti, ai u transferua në brigadën sulmuese "Azov".

Trajnimi zgjati dy muaj, pas së cilës ai shkoi me njësinë e tij në drejtim të Zaporozhye. Kick-boksieri u vra nga një raketë që erdhi nga ana e kontrolluar nga ushtria ruse, gjatë ofensivës ukrainase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll