Sport

Ishte e dyta në botë, por në moshën 27-vjeçare i duhet t’i japë lamtumirën tenisit!

“Pas disa vizitave te mjekët dhe konsultave mjekësore, më thanë se kam një degjenerim të diskut të mesit në shpinë. Kjo nuk më lejon të stërvitem me intensitet të plotë dhe konkurroj në nivelin më të lartë”

20 Qershor 2023, 18:53 Nga DOSJA

Ishte e dyta në botë, por në moshën 27-vjeçare i

ANGLI - Estonezja Annette Kontaveit (27), njoftoi se po i jep lamtumirë sportit. Ish-tenistja numër dy në botë, është e detyruar t'i japë fund karrierës profesionale në moshën 27-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo tregoi se ka probleme serioze me shtyllën kurrizore dhe se mjekët e kanë këshilluar që t'i thotë lamtumirë tenisit.

“Sot njoftoj se do t’i jap fund karrierës si sportiste profesionist. Pas disa vizitave te mjekët dhe konsultave mjekësore, më thanë se kam një degjenerim të diskut të mesit në shpinë. Kjo nuk më lejon të stërvitem me intensitet të plotë dhe konkurroj në nivelin më të lartë”,- ka shkruar Kontaveit në Instagram.

"Tenisi më dha shumë, më mësoi shumë gjëra dhe për këtë i jam mirënjohëse. Për mua ishte e rëndësishme të mbaja flamurin estonez në fusha tenisi dhe të luaja para tifozëve të mi në mbarë botën",- shtoi Kontaveit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anett Kontaveit (@anett_kontaveit)

Në fund të njoftimit emocionues, ajo zbuloi se do të thotë lamtumirë tenisit pas Wimbledonit të këtij viti. "Jam gati për sfidat që më presin, pas karrierës sime profesioniste në tenis. Tani dua të shijoj lojën dhe të garoj sa më shumë në Wimbledon", tha tenistja estoneze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll