Sport

Gavi, i regjistruar përfundimisht në La Liga, me numrin 6!

Kontrata profesionale e futbollistit me ekipin e parë deri në vitin 2026, është tashmë plotësisht e vlefshme për La Liga

20 Qershor 2023, 17:07 Nga DOSJA

Gavi, i regjistruar përfundimisht në La Liga, me numrin 6!

SPANJE - Pablo Páez Gavira 'Gavi' do të mbajë sërish numrin 6. Mesfushori është regjistruar sërish, pasi pranoi kontratën e re profesionale të vlefshme deri në vitin 2026 në La Liga

Në të njëjtën kohë, në të njëjtën ditë, u mësua se seksioni 15 i Gjykatës së Barcelonës la në fuqi ankesën e klubit të Barçës kundër një vendimi gjyqësor, që konfirmonte anulimin e masës së sigurimit që detyroi LaLigën të regjistronte Gavi, si lojtar të ekipit të parë. 

Një urdhër i gjykatës tregtare numër 10 të Barcelonës më 21 mars 2023, hodhi poshtë ankesën e Barçës për rishikim kundër anulimit të asaj mase paraprake. E njëjta gjykatë e kishte lejuar Gavi të regjistrohej në mënyrë paraprake para mbylljes së merkatos së fundit të dimrit, kundër vendimit të La Ligës për të mohuar dosjen e tij profesionale, duke argumentuar se Barça e kishte tejkaluar masën e pagave të ekipit të parë. 

Gavi luajti me numrin '6' nga shkurti në mars dhe rikuperoi numrin '30' nga prilli. Pas betejave ligjore, aktualisht nuk ka më debat, apo rrezik. Fanelat e mesfushorit me numrin që bëri të famshëm Xavi, do të shiten si ‘ëmbëlsira’ në dyqanin e klubit.

Gavi, i regjistruar përfundimisht në La Liga, me numrin 6!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll