Bota

Gati për dialog me Ukrainën? Peskov zbardh takimin e Putin me delegacionin afrikan në misionin për 'PAQEN': Biseda ishte konstruktive

Fundjavën e kaluar Presidenti i Rusisë priti një delegacion prej shtatë liderësh afrikanë, të cilët prezantuan planin e tyre të paqes për Ukrainën. 

20 Qershor 2023, 17:35 Nga a.l
Gati për dialog me Ukrainën? Peskov zbardh takimin e Putin me
Vladimir Putin

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaron se presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i hapur për kontakte kur bëhet fjalë për situatën në Ukrainë dhe se biseda me delegacionin afrikan ishte konstruktive dhe do të vazhdojë, shkruajnë mediat e huaja.  

'E shihni që presidenti Putin është i hapur për dialog, për kontakte, të shtunën u zhvillua një dialog shumë konstruktiv me delegacionin afrikan dhe do të vazhdojë, por një çështje tjetër është rezultati i mundshëm i bisedimeve të tilla kur qëndrimi dhe parahistoria e një qëndrimi të tillë. të regjimit të Ukrainës dihet. Është e vështirë të flitet për një bazë të qëndrueshme për negociata të mundshme ',u tha Peskov gazetarëve. 

Fundjavën e kaluar Presidenti i Rusisë priti një delegacion prej shtatë liderësh afrikanë, të cilët prezantuan planin e tyre të paqes për Ukrainën. Ata shkuan në Shën Petersburg pas një vizite në Kiev, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti se negociatat me Moskën nuk janë të mundshme derisa ushtria ruse të largohet nga territoret e Ukrainës.

vladimir putin

Sondazh

Poll