Bota

'S'ka afat për zgjedhjet...'/ Lajçak: Gjithçka varet nga vullneti politik! Duhet të mbahen menjëherë

Ai tha se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat, ndërsa shtoi se BE ka bërë thirrje që ato të shpallen sa më shpejtë. 

20 Qershor 2023, 16:17 Nga a.l
'S'ka afat për zgjedhjet...'/ Lajçak: Gjithçka
Miroslav Lajçak

SHBA- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë diskutimit publik në Uashington tha se deri tani  Kosova nuk ka shfaqur vullnetin politik për zgjedhje të reja në Veri. Ai tha se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat, ndërsa shtoi se BE ka bërë thirrje që ato të shpallen sa më shpejtë. 

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajçak. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll