Bota

Frika e një konflikti rajonal? Kurti ironizon Escobar, s'harron as Ramën: Për kë e ka fjalën? Mali i Zi, Maqedoni s'ma do mendja! Rama kërcënoi Beogradin, 'NDOSHTA'

Ai gjithashtu ka thënë se s’ka informacione që sundimi i ligjit mund të sjell konflikt rajonal.

20 Qershor 2023, 17:09 Nga a.l
Frika e një konflikti rajonal? Kurti ironizon Escobar, s'harron as
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar deklaratën e bërë më herët nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në SHBA, i cili shprehu shqetësimin se tensionet në veri rrezikojnë të shndërrohen në konflikt rajonal. Kurti tha se Escobar duhet të pyetet se përveç Kosovës e Serbisë,  për cilat shtete të tjera e ka pasur fjalën kur ka përmendur konfliktin rajonal. Me nota humori, Kurti tha se për Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut nuk ia merr mendja, ndërsa ka 'aluduar' për Shqipërinë, pas kërcënimit për ngrirje raportesh që kryeministri Edi Rama i bëri publikisht Serbisë disa ditë më parë. 

“Në veri është KFOR-i dhe Policia, dhe kemi struktura ilegale të Serbisë. Është një konflikt i një republike demokratike me policinë me profesionale dhe të orientuar nga perëndimi, dhe anën tjetër struktura kriminale të një shteti autokratik. Është një konflikt mes këtyre dyjave, dhe besoj se në mes të këtyre të dyjave nuk do të duhej të kishte zyrtar, diplomat, politikan të perëndimit demokratik që ka dilema se cila është ana e drejtë. Konflikt rajonal, siç paska thënë Escobar, po iu besoj juve se unë nuk e kam parë, i bie që nuk janë veç dy shtete, ka më shumë se dy shtete. Mbase ndodheni në konferencën e gabuar për media, është dashur të jeni në konferencën tjetër për media, është dashur ta pyesni atë.Cilat shtetet tjera përveç Kosovës dhe Serbisë besoni që do të përfshihen, meqë thoni se konflikti do të jetë rajonal. Unë nuk e di. Mali i Zi s’ma merr mendja, Maqedonia s’besoj, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta, por ju atje duhet t’i pyesni, sepse unë i di shumë gjëra, por jo aq shumë. Pra do të duhej që emisarin Escobar ta pyesni kur ka thënë konflikt rajonal, se cilat shtete i ka menduar përveç Kosovës e Serbisë”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Ai gjithashtu ka thënë se s’ka informacione që sundimi i ligjit mund të sjell konflikt rajonal.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në diskutimin publik në Uashington me emisarin, Miroslav Lajçak i është përgjigjur kritikave se kanë mbajtur qëndrim të një anëshëm në konfliktin aktual Kosovë-Serbi. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë treguar asnjëherë tolerantë ndaj Serbisë, por as të vështirë ndaj Kosovës, duke iu referuar 'akuzave' ndaj kryeministrit Kurti. 

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll