Bota

Takim me Vuçiç në Bruksel/ Kurti i përgjgjet pozitivisht kërkesës së Borrell: Jam gati! Do të paraqes provat e agresionit serb në territorin e Kosovës

20 Qershor 2023, 16:54 Nga a.l
Takim me Vuçiç në Bruksel/ Kurti i përgjgjet pozitivisht
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë më herët nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell për të shkuar në Bruksel. Në një konferencë për median ai tha se do të shkojë dhe do të paraqesë provat e asaj që ai i quan agresion serb në territorin e Kosovës, duke iu  referuar rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe. 

“Do të komunikoj me Brukselin. Jam gati dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hodhësisht këto të dhëna që i morëm. Ta kuptojnë që deeskalimi i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Jam shumë i interesuar të paraqes dokumentacionin për këtë krim që është bërë ndaj 3 policëve, familjeve të tyre dhe republikës sonë. Deseskalimi drejt paqes nënkupton drejtësi. Duam drejtësi edhe ndërkombëtare jo vetëm vendore. Drejtësinë vendore e bëjnë organet tona”, tha Kurti.

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e bërë nga përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell. Në fjalimin e tij para kombit të mbajtur ditën e dielë. Vuçiç tha se nuk ka asgjë për të biseduar me Kurtin. 

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll