20 Qershor 2023, 17:01
Nga a.l
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.
“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandër që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.
Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”.
“Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.
Më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviç.
Policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë. Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.
Këto shkelje janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim. Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar Serbisë që të lirojë policët e Kosovës, pa kushte. Orban po ashtu tha se Hungaria, që e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe Beogradi ende refuzon ta pranojë, po përcjellë ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne po e shohim se çfarë po iu bëhet serbëve. Mendoj se është e papranueshme që komuniteti ndërkombëtar të pranojë zgjedhje, ku kanë marrë pjesë rreth 4 për qind e votuesve, dhe t’i konsiderojë ato ligjore dhe të njohë rezultatet. Kjo është ajo që ne shohim dhe është e qartë për ne”, shtoi Orban.
Gjatë konferencës për media me Orbanin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në rastin e tre policëve të arrestuar po punon “me autoritetet kompetente”. Ai shtoi se do të shqyrtojë çdo kërkesë të Hungarisë.
Vuçiç përsëriti se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas ftesës që u është dërguar dy liderëve nga Bashkimi Evropian për një takim për menaxhimin e krizave. Lideri serb përsëriti kërkesat e Serbisë, në mënyrë që të zhvillohet takimi me Kurtin: tërheqjen e kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe ndalimin e arrestimit të serbëve.
Ftesa e Brukselit për Vuçiçin dhe Kurti erdhi pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Më 26 maj, serbët kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kryetarët e rinj u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe në veri./ REL
viktor orban aleksander vucic
Bota
20 Qershor 2023, 16:54
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë më herët nga Përfaqësues...
Bota
20 Qershor 2023, 16:48
k.m.
Foto ilustruese
Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet pa një dekret të Qeverisë së Kosovës, vler&...
Bota
20 Qershor 2023, 16:34
k.m.
Andrew dhe Tristan Tate
SHBA- Andrew Tate akuzohet për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizu...
Bota
20 Qershor 2023, 16:25
a.l
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar
SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në diskutimin publ...
Bota
20 Qershor 2023, 16:17
a.l
Miroslav Lajçak
SHBA- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë diskutimit publik n...
Bota
20 Qershor 2023, 16:05
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka treguar se shefi i Zyrës Ndërlidhë...
Bota
20 Qershor 2023, 15:59
a.l
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar
SHBA- Në një diskutim publik në Uashington, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perënd...
Bota
20 Qershor 2023, 15:52
a.l
Miroslav Lajçak
SHBA- Drejtpërdrejt nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak kanë mb...
Bota
20 Qershor 2023, 15:46
A.B
Hunter Biden
SHBA- Hunter Biden, djali i presidentit Joe Biden, ka rënë dakord të deklarohet fajtor për dy krime federale të ...
Bota
20 Qershor 2023, 15:43
a.l
Gabriel Escobar
SHBA- Në një diskutim publik në Uashington, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perë...