Bota

Vëllezërit Tate akuzohet për përdhunim dhe trafik të qenieve njerëzore

Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor. Në mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun.

20 Qershor 2023, 16:34 Nga k.m.
Vëllezërit Tate akuzohet për përdhunim dhe trafik të
Andrew dhe Tristan Tate

SHBA- Andrew Tate akuzohet për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë. Vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtorët e tij gjithashtu përballen të njëjtat akuza. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor. Në mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun. Aktakuza e depozituar në gjykatën e Bukureshtit thotë se katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Viktimat e supozuara u dërguan më vonë në ndërtesat në qarkun Ilfov në Rumani, ku u frikësuan, u vunë nën mbikëqyrje dhe kontroll të vazhdueshëm dhe u detyruan të hynin në borxhe. Të pandehurit dyshohet se më pas i detyruan gratë të merrnin pjesë në pornografi e cila më vonë u shpërnda në mediat sociale.

Gjyqi nuk do të nisë menjëherë dhe pritet të zgjasë disa vite.

Ekipi i medias për vëllezërit Tate tha: Ky lajm është padyshim i parashikueshëm, ne përqafojmë mundësinë që ai ofron për të demonstruar pafajësinë e tyre dhe për të përligjur reputacionin e tyre.

Në vitin 2016, Andrew Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u hoq nga emisioni televiziv britanik Big Brother për një video që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua./BBC

andrew tate arrestohet andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll