Bota

Kanë mbajtur qëndrim të njëanshëm? Escobar dhe Lajçak i përgjigjen kritikëve: S’jemi treguar kurrë 'të butë' ndaj Serbisë

Ai ka theksuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon koordinim të ngushtë.

20 Qershor 2023, 16:25 Nga a.l
Kanë mbajtur qëndrim të njëanshëm? Escobar dhe
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

SHBA- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në diskutimin publik në Uashington me emisarin, Miroslav Lajçak i është përgjigjur kritikave se kanë mbajtur qëndrim të një anëshëm në konfliktin aktual Kosovë-Serbi. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë treguar asnjëherë tolerantë ndaj Serbisë, por as të vështirë ndaj Kosovës, duke iu referuar 'akuzave' ndaj kryeministrit Kurti. 

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë

Ai ka theksuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon koordinim të ngushtë.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka thënë Escobar. 

tensione në veri të kosovës gabriel escobar

Sondazh

Poll