Bota

Policët e marrë peng nga serbët/ Lajçak dhe Escobar 'ultimatum' nga SHBA-ja: Të lirohen menjëherë!

Escobar tha se edhe nëse janë rrëmbyer por edhe nëse kanë dalë gabimisht në territorin e Serbisë, tre policët duhet të kthehen menjëherë tek familjet e tyre. 

20 Qershor 2023, 15:59 Nga a.l
Policët e marrë peng nga serbët/ Lajçak dhe Escobar
Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar

SHBA- Në një diskutim publik në Uashington, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari evropian Miroslav Lajçak kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës, të cilët prej disa ditësh ndodhen në qelitë serbe. Escobar tha se edhe nëse janë rrëmbyer por edhe nëse kanë dalë gabimisht në territorin e Serbisë, tre policët duhet të kthehen menjëherë tek familjet e tyre. 

 “Duam ta shohim lirimin menjëherë. Edhe nëse janë kidnapuar, edhe nëse e kanë gjetur veten në Serbi gabimisht, ata s’kanë pasur qëllim që të jenë në territorin e Serbisë, prandaj duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë”, ka thënë Escobar.

Lidhur me të njëjtën pyetje, Miroslav Lajcak ka thënë se ndan të njëjtin qëndrim me Escobar.

“Ndaj të njëjtin qëndrim”, ka thënë shkurt Escobar. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll