Bota

Tensionet në Veri/ Diskutim publik mes emisarëve në SHBA, Lajçak: Refuzimi i takimit nga Kurti e Vuçiç, mund të ketë pasoja serioze

Lajçak tha se refuzimi i ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, do të kishte pasoja serioze.

20 Qershor 2023, 15:52 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Diskutim publik mes emisarëve në SHBA,
Miroslav Lajçak

SHBA- Drejtpërdrejt nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak kanë mbajtur një diskutim publik lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rifillimin e dialogëve mes palëve. Lajçak tha se refuzimi i ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, do të kishte pasoja serioze. Ai theksuar se pavarësisht deklaratave të tyre, Kurti dhe Vuçiç do ta zhvillojnë takimin. 

“Nuk është që kanë arsye që të refuzojnë takimin. Pavarësisht deklaratave ata do të vijnë, në të kundërtën t’i thuash jo ftesës nga BE-ja do të kishte pasoja serioze dhe negative”, ka thënë Lajçak.

Lajçak shtoi se takimi do të mbahet shumë shpejt dhe do të fokusohet në menaxhimin e krizës aktuale. Duke folur për kërkesën për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Lajçak tha se ka dy mënyra: ose përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë në veri të Kosovës, apo përmes referendumit. Ai tha se të dyja do të ndiqnin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Por, deri më tani nuk kemi parë vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ai.

Lajçak theksoi se për momentin e rëndësishme është ulja e tensioneve. 

“Nuk mund të kesh normalizim të plotë derisa ke me qindra njerëz në rrugë”, tha Lajçak. 

tensione në veri të kosovës miroslav lajcak

Sondazh

Poll