Bota

Tragjedia e emigrantëve në Greqi! BBC ngre dyshime mbi Rojën Bregdetare: Anija e peshkimit ndaloi për 7 orë, pastaj u mbyt

Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim.

19 Qershor 2023, 11:32 Nga f.i
Tragjedia e emigrantëve në Greqi! BBC ngre dyshime mbi Rojën
anije me emigrantë

GREQI- Pas dëshmive tronditëse të të mbijetuarve nga mbytja e anijes me 78 viktima në Greqi, dyshime janë ngritur edhe ndaj rojës bregdetare greke. BBC ka siguruar prova se anija e mbipopulluar e peshkimit nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të përmbytej.

Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim. Ndërkohë zyrtarët grekë pretendojnë se njerëzit në bord kanë raportuar se nuk donin ndihmë dhe se nuk ishin në rrezik deri pak para se varka e tyre të fundosej.

Gjithashtu OKB-ja ka bërë thirrje për një hetim mbi trajtimin e katastrofës nga ana e Greqisë.

mbytet anija ne greqi emigrantet

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2023, 09:49 k.m.

Futbollisti brazilian grabitet në Greqi

Foto ilustruese GREQI- Futbollisti i njohur i Olympiacos-it, Rodney Marcelo de Almeida, i njohur si Rodney, është grabitur gjatë natës....