Aktualitet

Afera CEZ/ Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për Kastriot Ismailajn

10 Tetor 2019, 11:36 Nga DOSJA
Afera CEZ/ Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Prokurori Sajmir Hysi kërkoi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Dënimi i Kastriot Ismaliajt

Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Kastriot Ismailaj u akuzua për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afera cez kastriot ismailaj afera cez kastriot ismailaj

Sondazh

Poll