Aktualitet

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohet një person, procedohet doganieri në Kapshticë

10 Tetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohet një person, procedohet

Korçë- Nga policia e Korçës kanë rënë në pranga një person dhe janë proceduar dy të tjerë për kontrabandë mallrash nga Greqia.

Policia njofton se janë shoqëruar, N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe  E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Zëmblaku”.

Goditen dy raste të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, njëri prej të cilëve me detyrë doganier pranë Doganës të Kapshticës.

Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë, produkte ushqimore të ndaluara, një sasi veshjesh, medikamentesh dhe pajisjesh të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor e koduar “Zëmblaku”, si rezultat i të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• N.V, 42 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• N.B, 58 vjeç, banues në Durrës (me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës) dhe

• E.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në autobusat e linjave Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri, transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregëtuar në Republikën e Shqipërisë.

– Një sasi medikamentesh, veshjesh dhe pajisjesh të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë.

Shtetasi N.B, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në mjetin tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrabandë mallrash nga greqia procedohet doganieri në kapshticë kontrabandë mallrash nga greqia procedohet doganieri në kapshticë

Sondazh

Poll