Aktualitet

Shënim: Kush ia vuri zjarrin makinës së Dritan Lelit

10 Tetor 2019, 11:47 Nga DOSJA
Shënim: Kush ia vuri zjarrin makinës së Dritan Lelit

Ne fillim të marsit Bashkia e Vlorës u bë shesh beteje mes dy bandave të rrezikshme. Njerëz të armatosur hynë në Institucionin më të lartë të qytetit, kërcënuan drejtorët dhe nënkryetarin e Bashkisë. Policia nuk bëri asnjë njoftim për skandalin, drejtuesit e bashkisë dhanë dorëheqjen, ndërsa deputeti i Vlorës që është edhe Kryeministër, u kujdes që çështja të mbyllej sa më shpejt, në mungesë të plotë të transparencës.

Dritan Leli nuk ishte atë ditë. Fare mirë mund të ishte ai objekti i përplasjes, nëse do të gjendej. Në mungesë të tij, drejtori i urbanistikës dhe nënkrytari i Bashkisë u bënë shënjestër, dhanë dorëheqjet.

Pasi skandali u publikua Dosja.al, dorëheqjet u anuluan, nënkryetari shkoi në punë me një raport mjekësor në dorë, si fëmijët e fillores, për të justifikuar mungesat.

Vëmendja e mediave u shmang, por përplasja mbeti aty. Fryma sektare që zëvendëson transparencën që nga 2013, nuk mundi ta shuante sherrin.  Bëhej fjalë për një tokë në rrugën Transballkanike.

Dy grupe të fuqishme kërkonin të ndërtonin aty. Bashkia nuk e kishte problemin e pronarëve të vërtetë të truallit, as problemin e ruajtjes së qytetit që është shdnërruar tashmë në një pyll betoni, problem ishte me cilën bandë do punonte.

Paralelisht me këtë ngjarje, nga korriku deri sot, në zyrat e Kadastrës ka plasur një skandal i turpshëm.

Dy grupe po përplasen për një tokë në plazhin e Jalës që për ironi është plazhi i Vunoit, fshatit ku do pleqërojë Edi Rama.

Vetë kryeministri e ka vendosur kë mbështet, urdhërat janë lëshuar, garancitë janë dhënë gojarisht, por askush nuk firmos në favor të pleqërimit komod të Kryeministrit me miqtë e tij.

Dhe ja ku ndodh ajo që nuk do ta besonte asnjë grabitës me mbështetje politike, nuk gjendet asnjë drejtor për vendin më të lakmuar të qytetit, drejtorin e Kadastrës.

Dy drejtorë dhanë dorëheqjen. Nuk kishin vetëm frikën nga ligji, por edhe nga palët. Njëra palë i kërcënon me pushtetin politik, tjetra i kërcënon me shprehjen “dy duar për një kokë”.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është përfshirë në të dyja këto çështje. Tek e para për shkak të detyrës, tek e dyta për shkak të servilizmit.

Këto janë dy pistat e hetimit për zjarrvënien e makinës luksoze, të pajustifikuar me të ardhurat. Nëse në fund të hetimit nuk do të dalë zjarrvënësi i makinës, të paktën do të mësojmë me cilën bandë është kryetari i Bashkisë së Vlorës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e dritan lelit dritan leli shkrumbohet range rover i dritan lelit digjet makina e dritan lelit dritan leli shkrumbohet range rover i dritan lelit

Sondazh

Poll