Sport

“Messi, më fal. Më vjen keq që të njoha në këtë mënyrë.” Arrestohet tifozi në Kinë!

Historia e tifozit kinez që u hodh në fushë për të përqafuar Leon dhe masa që është marrë ndaj tij.

17 Qershor 2023, 17:07 Nga DOSJA

“Messi, më fal. Më vjen keq që të njoha në

KINE - Prania e skuadrës argjentinase me Leo Messin në krye në Pekin këtë javë që lamë pas, ka qenë një çmenduri e vërtetë. ‘Albicelestët’ mezi dolën nga hoteli, biletat për miqësoren kundër Australisë (2-0) u shitën për 20 minuta dhe madje pati mashtrime, ku ofroheshin darka me yllin aktual të Inter Miamit.

Por një nga imazhet që u bë virale ishte ajo e tifozit të ri kinez, i cili u hodh në fushë për të përqafuar idhullin e tij. Pasi iu shmang disa anëtarëve të sigurimit, ai ia arriti qëllimit. Por më vonë, ai u kap dhe u nënshtrua. Disa media pretendojnë se ai ishte 18 vjeç, të tjera se është më i ri.

“Messi, më fal. Më vjen keq që të njoha në

"Messi , më fal. Më vjen shumë keq që të njoh në këtë mënyrë. Doja shumë autografin tënd, por po më persekutonin, ndaj nuk të pyeta",- ka komentuar tifozi, i cili ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar edhe rojet e sigurisë. "Unë gjithashtu shpresoj të përdor rastin tim negative, për t'i thënë stafit të sigurisë se puna e tyre nuk është në lartësinë e duhur dhe kjo më dha një mundësi të tillë,"- tha ai.

Policia kineze raportoi të premten se emri i tifozit është Di Moumou dhe se ai mbetet në "arrest administrativ dhe nuk do të mund të hyjë në ambiente sportive për 12 muaj. Di ka shprehur keqardhjen e tij, dhe ka pranuar sanksionin e dhënë", thotë policia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll