Sport

Monchi bashkohet përsëri me Unai Emery, emërohet drejtor sportiv i Aston Villas...

Aston Villa ka emëruar drejtorin sportiv të Sevillas, Monchi, si president të operacioneve të futbollit në klub.

17 Qershor 2023, 13:40 Nga DOSJA
Monchi bashkohet përsëri me Unai Emery, emërohet drejtor sportiv

ANGLI - 54-vjeçari spanjol ka punuar së bashku me trajnerin e Villa, Unai Emery, te Sevilla, duke ndihmuar klubin e La Ligës të fitonte tre tituj të Europa League, së bashku.

Emërimi i tij vjen pas njoftimit të së hënës, se Christian Purslow do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv. “Mezi pres të punoj sërish me Unai Emery, një nga trajnerët më të mirë në futboll”, tha Monchi.

Sevilla fitoi Europa League për herë të shtatë gjatë dy periudhave të Monchi, si drejtor sportiv, nga 2000 deri në 2023, duke përfshirë tre sezone radhazi me Emery si trajner. Ata gjithashtu fituan dy herë Copa del Rey dhe Superkupën e Evropës.

Monchi, emri i plotë i të cilit është Ramon Rodriguez Verdejo, ka punuar gjithashtu si drejtor sportive edhe te Roma midis 2017 dhe 2019, kohë gjatë së cilës ata arritën në gjysmëfinale të Champions League.

Ringjallja e partneritetit të tij me Emery-n pason kualifikimin e Aston Villa për sezonin e ardhshëm në Conference League pas përfundimit të tyre në vendin e shtatë në Premier League.

Presidenti i Aston Villa, Nassef Sawiris tha: "Ne jemi të kënaqur që Monchi na bashkohet në këtë pozicion të ri që konsolidon të gjitha përgjegjësitë e futbollit në grup.

Krahas Unait dhe stafit të tij, ardhja e Monchi do t'i shtojë skuadrës së klasit botëror që po grumbullojmë brenda dhe jashtë fushës. Ai është si Unai Emery, një fitues serial."

Monchi pritet të nisë detyrën e tij të re në korrik, me kusht që të marrë një leje pune në Angli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll