Sport

Trafikantët mbanin ilegalisht 47 futbollistë, në një qendër stërvitore në Portugali...

Një qendër stërvitore në Portugali ishte kthyer në një vend ndalimi të paligjshëm të 47 futbollistëve (kryesisht të mitur) viktima nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut.

17 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA
Trafikantët mbanin ilegalisht 47 futbollistë, në një

PORTUGALI - Historia ka treguar se për rastet e trafikantëve të qenieve njerëzore kemi të bëjmë me unaza të paskrupullta, ku njëra prej tyre u shpërbë ditët e fundit dhe u bë e ditur se kishte shtrirë tentakulat e saj edhe në fushën e futbollit.

Sipas një raportimi të medias holandeze "Telegraaf", 47 futbollistë, nga të cilët 36 të mitur, mbaheshin ilegalisht në një shkollë futbolli në Famalikao, ndërsa autoritetet ligjzbatuese luzitane mbërritën pas një hetimi të plotë në gjurmët e dy trafikantëve portugezë dhe i arrestuan ata, për të zbuluar se viktimat ishin me origjinë afrikane, aziatike dhe amerikano-jugore.

Të njëjtat raporte bëjnë me dije se mes të dyshuarve për veprimet e unazës së lartpërmendur është edhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Mario Costa, i cili megjithatë ka dhënë dorëheqjen nga posti, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në këtë rast të errët.

"Ndalimi i paligjshëm i futbollistëve është i papranueshëm dhe tronditës,"- tha Joao Paulo Correa, zyrtar i lartë në Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve të Portugalisë, duke folur për një shkelje të rëndë të të drejtave të sportistëve dhe duke e bërë të qartë se ai do të merrte të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e plotë të fenomenit.

Po si përfunduan të gjithë këta futbollistë të rinj duke rënë pre e trafikantëve? Sipas raportimeve në mediat e Gadishullit Iberik, lojtarëve iu premtuan kontrata të mira për skuadrat kryesore portugeze pas stërvitjes në një institucion arsimor në vend, ku prindërit u dhanë një shumë parash dhe fëmijët dorëzuan pasaportat e tyre dhe nuk mund të largoheshin nga kjo qendër.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll