Sport

Gregg Berhalter rikthehet sërish në krye të kombëtares së SHBA

Trajneri amerikan është rizgjedhur për të drejtuar ekipin në Kupën e Botës 2026

17 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA

Gregg Berhalter rikthehet sërish në krye të kombëtares

SHBA - Trajneri Gregg Berhalter do të rikthehet për të luajtur rolin e kryetrajnerit të Shteteve të Bashkuara, njoftoi këtë të premte Federata e Amerikës së Veriut, duke konfirmuar rikthimin e trajnerit pas kalimit të mëparshëm, mes viteve 2018 dhe 2022.

“Kur fillova këtë kërkim (për një trajner të ri) isha fokusuar në gjetjen e dikujt me vizionin e duhur për ta çuar këtë grup në lartësi të reja në vitin 2026. Gregg e ka atë vizion, si dhe përvojën dhe qëndrimin për t'u rritur brenda dhe jashtë fushë për ta çuar këtë ekip përpara”,- tha në një deklaratë Matt Crocker, kreu i Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara (USSF).

Gregg Berhalter rikthehet sërish në krye të kombëtares

Shtetet e Bashkuara do të organizojnë Kupën e Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, dhe Berhalter ishte mirënjohës për votën e re të besimit që mori, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga detyra, duke premtuar se do t'i bëjë tifozët të ndihen "krenarë" për përzgjedhjen.

Në muajt e fundit, ndërsa USSF vendosi se cili do të ishte trajneri i ardhshëm, Anthony Hudson mori stolin e përkohshëm të Shteteve të Bashkuara deri pak javë më parë, kur u largua për në Al-Markhiya SC nga Katari.

Që atëherë, skuadra amerikane ka pasur një trajner të ri të përkohshëm, BJ Callaghan, i cili do të drejtojë ekipin edhe gjatë Kupës së Artë që do të luhet këtë verë.

Në periudhën e tij të parë si trajner i Shteteve të Bashkuara, Berhalter fitoi Kupën e Artë dhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve Concacaf, të dyja në vitin 2021, me fitoret ndaj Meksikës në të dyja finalet. Ai kualifikoi Shtetet e Bashkuara edhe në Kupën e Botës 2022, të zhvilluar në Katar, ku amerikanët u eliminuan në 1/16 kundër Holandës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll