Sport

Manchester City hoqi qafe ‘manjakun’ seksual Benjamin Mendy

Ai u shpall i pafajshëm në një gjyq në janar, por çështja pritet të rigjykohet.

17 Qershor 2023, 14:00 Nga DOSJA
Manchester City hoqi qafe ‘manjakun’ seksual Benjamin Mendy

ANGLI - Manchester City arriti të shpëtojë nga ish-ndërkombëtari i “gjelave” Benjamin Mendy.  Kontrata e tij ka skaduar dhe logjikisht nuk do të rinovohet. Mbrojtësi u përfshi në një skandal të madh dhe aktualisht është në pritje të një rasti të dytë përdhunimi.

Ai u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual ndaj katër grave në një gjyq të profilit të lartë në janar, por çështja pritet të rigjykohet.

Mendy do të kthehet në gjykatë pas 10 ditësh. Në vitin 2017, ai nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me vlerë 28 milionë paundë me Manchester Cityn, e cila përfshinte një pagë mesatare vjetore prej 4.6 milionë paundë.

Mbrojtësi u largua nga skuadra e “Qytetarëve” sezonin e kaluar, teksa procesi gjyqësor ndaj tij ishte në vijim. Në total, Mendy bëri 75 ndeshje për Cityn. Ai nuk luajti asnjë rol në tripletën historike të sezonit që sapo u mbyll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll